“Veteranët” e Brazilit detyrojnë Neymar t’u kërkojë falje

Fitorja ndaj Kosta Rikës në minutat e fundit nuk ka qetësuar situatën në kampin e Brazilit, pasi aty ka shpërthyer çështja e Nejmar dhe sjelljes së tij.

Numri 10 sillet si një yll edhe para shokëve të skuadrës, të cilët kanë filluar ta urrejnë për këtë mënyrë se si vepron ai në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Ndaj gjatë ditës së djeshme, një grup “veteranësh”, mes të cilëve Tiago Silva, Marcelo e Miranda, e kanë vënë më shpatulla për muri sulmuesin dhe i kanë bërë të qartë para të gjithë ekipet se kjo sjellje që ai po tregonte në fushë ishte e papranueshme dhe se duhej të kërkonte falje, shkruan Vip Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtarët e kanë kritikuar si për sjelljen ndaj tyre, duke i sharrë vazhdimisht, ashtu edhe atë ndaj gjyqtarit, pasi Neymar ishte me fat që nuk mori të kuq, edhe pse ofendonte vazhdimisht Kuipers në ndeshjen e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbledhja” ndodhi me gjithë skuadrën e pranishme, por jo me trajnerin Tite. Neymar ka pranuar fajin e tij dhe u kërkoi falje lojtarëve të tjerë, ndërsa më pas ka takuar edhe trajnerin i cili i ka shpjeguar të njëjtat gjëra.

Situata duket se është qetësuar, por sipas mediave, tashmë Neymar është izoluar thuajse nga të gjithë lojtarët e tjerë, me përjashtim të grupit brazilian që ka te PSG.

Edhe mes këtyre të fundit, Tiago Silva i ka dhënë ultimatum që të mos i drejtohet më në mënyrën se si iu drejtua në sfidën ndaj Kosta Rikës, pasi përndryshe, për Neymar do të ishte e vështirë të vazhdonte pjesë e “seleçaos”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?