VIDEO/ Aksidenti i frikshëm me Ferrarin, Kampioni i Botës del nga koma

Lajme të mira për kampionin e Botës për peshat e lehta në kategoritë, IBF dhe WBC, Errol Spence Jr. 29 vjeçari ka reaguar në spital pas orëve të makthit kur Ferrari i tij u përplas tmerrësisht me bordurat ndarëse në Dallas.

Aksidenti ndodhi në bulevardin “Riverfront” në orët e para të mëngjesit të së enjtes. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kalimtarëve të rastit, të cilët kanë njoftuar ambulancën për të ardhur në ndihmë. Sipas burimeve, Spence Jr. kishte humbur ndjenjat dhe vetëm sot është zgjuar.

Kampioni i peshave të lehta, Errol Spence Jr. u përfshi në një aksident të rëndë me veturë dhe po mjekohet në spitalin e Dallasit. Nga ky aksident, 29 vjeçari ka pësuar vetëm disa çarje në fytyrë,” thuhet në deklaratën e Federatës së Boksit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet e aksidentit të Ferrarit të bardhë të Spence Jr. janë publikuar më pas në rrjetet sociale, ku shihet qartë përplasja e fortë që automjeti ka bërë me ndarëset e rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në karrierën e tij, Spence Jr. ka regjistruar 26 fitore pa asnjë humbje. Titujt kampion të IBF dhe WBC, 28 vjeçari i fitoi vetëm pak ditë më parë, ndaj amerikanit, Shawn Porter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?