VIDEO/ E pabesueshme, në Gjermani akordohet penalltia më e çuditshme!

Në Gjermani është akorduar penalltia më e çuditshme. Holstein Kiel priste në shtëpi ekipin e Bochum. Pak minuta kishin mbetur nga fundi i pjesës së parë dhe vendasit kryesonin 1-0.

Miqtë po tentonin barazimin, por Silvere Ganvuola goditi jashtë. VAR-i ndërhyn dhe i befason të gjithë. Një lojtar i Holstein Kiel po kryente nxehjen dhe stopoi topin e goditur nga sulmuesi mik.

Topi nuk kishte kaluar vijës së fushës, arbitri kryesor akordoi karton të verdhë për të dhe… penallti për Bochum! Ganvuola u vendos para topit dhe shënoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari nga Kongo festoi me shokët e tij “dhuratën” e VAR-it. Diçka e tillë nuk pati efekt në fund, Holstein Kiel shënoi një tjetër gol dhe fitoi gjithë ndeshjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Curious scene in the 2nd Bundesliga at the game Kiel against Bochum. A warming substitute from Kiel stops the ball on the line in front of the goal. He gets the yellow card, Bochum the penalty. from r/soccer

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?