VIDEO/ Festoi me kundërshtarët, gjiganti argjentinas merr masa ekstreme
Festa pas kualifikimit të ekipit të tij të zemrës, River Plate në finalen e Kupës Libertadores 2019 i ka kushtuar vendin e punës një stjuardi në stadiumin “La Bombonera”.
Edhe pse ishte i punësuar në impiantin e klubit të rivalëve, Boca Juniors prej më shumë se 11 vitesh, Gabriel Portillo nuk i përmbajti emocionet dhe nisi të festojë me lojtarët e “Milioner”.
Pasi e identifikoi, klubi mori masa ekstreme kundrejt tij, duke e shkarkuar nga puna. Menjëherë pa reaguar dhe presidenti i River Plate, Rodolfo D’Onofrio që i ka siguruar një vend pune në stadiumin e tij.
“Faleminderit shumë … Ndjej një gëzim të madh, kam nevojë për punë dhe më shumë te River. Në familjen time duhet të mbështes një vajzë tre vjeç dhe një djalë 14 vjeç.Unë di të bëj çdo gjë, si hidraulikun dhe muratorin”-shprehet me lot në sy, Gabriel Portillo.

KOHA JONË SONDAZH

