VIDEO/ “Klasike” spektakolare në Dallas! Barcelona hedh “K.O” me 3 gola Realin

“Klasike” spektakolare në Dallas! Barcelona mposhti Realin e Madridit me rezultatin 3-0, në miqësoren e luksit që rezultoi tepër emocionuese.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Dembele në minutën e 15-të, teksa në të 20-tën, Vinicius Zhunior, humbi një 11-metërsh duke e dërguar topin në traversë.

Fragmenti i dytë i lojës regjistroi edhe 2 gola të tjerë. Kur të gjithë prisnin reagimin e madrilenëve, fundit rezultoi zhgënjyes për skuadrën e Ançelotit, që e pësoi edhe 2 herë të tjera në minutat 85 dhe 90+1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht ishte talenti 20-vjeçar Fermin Lopez, që me një gjuajtje potente me të majtën e dërgoi topin në trekëndësh, ndërkohë që për të “vulosur” këtë sukses mendoi Ferran Torres në minutën e parë të shtesës.

Swiss Digital Mobile Reklama
💥 HIGHLIGHTS I BARÇA 3-0 REAL MADRID 💥 EL CLÁSICO

Kjo ishte “Klasikja” e dytë radhazi që këto dy klube do të zhvillojnë në tokën amerikane pas asaj të sezonit të kaluar. Në Las Vegas fitonte po Barcelona me shifrat 1-0.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?