VIDEO/ Liverpoolit nuk i ndahen portierët gafaxhi, shihni golin që pëson nga gabimi i radhës

Liverpooli, pasi u mund nga Dortmundi dhe Sevilla, ka barazuar në miqësoren e radhës ndaj Sportingut, me rezultatin 2-2.

Mignolet në portë, ka dhuruar një tjetër gafë për Liverpoolin, duke i sjellë në mendje jo pak portierin Karius, nga i cili humbën edhe Ligën e Kampionëve.

Pas një goditje nga distanca të Fernandes, portieri Mignolet ka bërë një llogari të gabuar, duke pësuar një gol qesharak që në minutën e 4-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, në pjesën e parë kanë qenë Origi dhe Wijnaldum ata të cilët kanë menduar për të përmbysur ndeshjen në 1-2, ndërkohë që pak minuta pasi nisi pjesa e dytë, Vendel ka barazuar në 2-2, rezultat me të cilin u mbyll edhe krejt takimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?