Video/ Roshi “ndez” motorrat edhe në Rusi, shënon në transfertën e Rostov

Odise Roshi është rikthyer të jetë protagonist në Rusi.

Pas paraqitjet fantastike me kombëtaren shqiptare, ku shënoi edhe një gol në fitoren 4-2 në “Elbasan Arena” ndaj Islandës, fieraku ka qënë “hero” për klubin e Akhmat Grozny.

28 vjeçari i cili rinovoi për 3 sezone në fillim të këtij sezoni shënoi gol në transfertën kundër Rostov. Roshi shndërroi në gol një penallti, por Bayramyan vendosi ekuilibrat me rikthimin në fushë. Ky ishte goli i dytë për Roshin në këtë sezon, pas atij të realizuar në shtëpi kundër Orenburg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?