Vijojnë largimet te Kukësi, sulmuesi njofton divorcin pas 3 sezonesh

Ergys Peposhi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kukësit. Këtë lajm e ka bërë publik vetë sulmuesi në një postim në rrjetet sociale, ku falenderon klubin për tre vitet që bashkëpunuan.

“Si çdo fillim ka dhe një fund. Nga sot nuk do të jem më pjesë e F.K Kukësit. Falenderoj klubin për këto 3 vite që kemi kaluar bashkë me situatat e mira dhe ato të vështira.

Falenderoj të gjithë çunat që kam punuar me ta përgjatë këtyre viteve. Faleminderit edhe tifozëve të Kukësit për mbështetjen që i bën ekipit në çdo moment”, shkroi Peposhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?