Vijojnë largimet te Laçi, Vasil Shkurtaj është divorci i radhës

Nuk kanë të ndalur largimet te skuadra e Laçit pas fundit të sezonit. Sulmuesi i kurbinasve, Vasil Shkurtaj nuk do të jetë më pjesë e klubit që nga sezoni i ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga vetë sulmuesi 31-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale ku njofton largimin nga Laçi.

“Faleminderit KF Laçi ishte nder dhe kënaqësi!”, shkruan Shkurtaj në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi 31-vjeçar u bë pjesë e kurbinasve verën e vitit të kaluar duke u transferuar nga Kukësi. Në 26 paraqitje në “Abissnet Superiore” me Laçin, Shkurtaj arriti të realizojë 6 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?