Vinales “fluturon” në Sepang

Maverick Vinales triumfoi në Çmimin e Madh të Malajzisë në Moto GP duke dhuruar spektakël dhe emocione.

Spanjolli zhvilloi një garë perfekte në pistën e Sepang duke mos e diskutuar për asnjë çast triumfin.

Kampioni tashmë i shpallur i botës, Marc Marquez, bëri një garë mjaft të mirë, pas rrëzimit ditën e djeshme në prova, ku e nisi nga vendi i 11-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iberiku parakaloi pothuajse të gjithë pilotët, duke e mbyllur garën në vendin e dytë . Podiumin në pistën e Malajzisë e plotësoi Andrea Doviciozo, që u rendit i treti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një paraqitje pozitive koleksionoi edhe Valentino Rossi. Piloti italian i Yamahas e mbylli garën në vendin e katërt. Ndërkohë, Marc Marquez, vijon të vendos rekorde asfiksues në botën e MotoGP.

Piloti i Hondas shkoi në kuotën e 395 pikëve brenda një sezoni duke thyer rekordin e vendosur nga Lorenco në vitin 2010. Ky i fundit kishte grumbulluar 383 pikë duke u shpallur edhe kampion.

Aktualisht, Markez kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve. Menjëhërë pas tij renditet Andrea Dovicioso dhe vendin e fundi në podium e mbyll Maverick Vinales.

Vetëm vendi i 7-të për Valentino Rossin i cili ka grumbulluar 166 pikë duke mos arritur asnjë fitore këtë sezon.

Për këtë kampionat botëror të MotoGP ka mbetur për tu zhvilluar edhe gara e Valencias në Spanjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?