Vinicius Junior: Ancelotti më i miri në botë, do e doja edhe te Brazili

Vinicius Junior ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Chelsea-t.  “Los Blancos” hodhën një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League.

Sulmuesi ishte protagonist në dy golat me asistet e tij. Në prononcimin pas ndeshjes, Vinicius lëshoi mesazhe dashurie për Reali dhe trajnerin Carlo Ancelotti.

“Do të doja të qëndroja përgjithmonë te Reali: klubi më i mirë në planet. Është emocion i veçantë të luash në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ancelotti? Për mua ai është trajneri më i mirë në botë. Do të doja që të ishte trajneri im te Reali edhe te Brazili“, u shpreh braziliani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtij sezoni e ka gjetur rrugën e rrjetës 21 herë në të gjitha kompeticionet. Vinicius numëron edhe 16 asiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?