Vjedhja e medaljes në Kupën e Botës? FIFA sqaron incidentin e pazakontë

Një incident i vogël i zbuluar nga mediat gjermane, po bën xhiron në rrjetet sociale. Marion Mayer-Vorfelder, vajza e ish-presidentit të federatës gjermane, qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Ajo u dorëzoi medaljet kroatëve dhe francezëve. Për një moment ajo u duk sikur futi një medalje në xhep. Gazetat dhe portalet vërshuan me tituj: “A e vodhi një medalje zonja e FIFA-s?”

Pas shumë spekulimeve, FIFA është detyruar që të bëjë një sqarim zyrtar. Sipas tyre, ishte një medalje e tepërt. Në total shpërndahen 50 medalje për çdo ekip. Por ekipit francez i mungonte një anëtar. Medaljen e mbetur ajo e futi në xhep. Instucioni më i rëndësishëm i futbollit botëtor ka sqaruar se ajo e ka dorëzuar medaljen më vonë sipas procedurave standarde.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?