Vjehrri dhe ish-dhëndri luajnë së bashku në Kupën e Botës në Rusi

Portieri i Egjiptit, Esam El-Hadari, i cili është plot 45-vjeç do të kërkojë të thyej rekordin e Roxher Millës, për tu futur në historinë e Botërorit, si lojtari më i vjetër që është aktivizuar ndonjëherë në eventin më të rëndësishëm të futbollit.

Përveç këtij rekordit, një tjetër fakt interesant te kombëtarja e Egjiptit. Vajza e portierit 45-vjeçar, është ish-bashkëshortja e futbollistit Kahraba, që është pjesë e kombëtares në Botëror. Ata janë ndarë vitin e kaluar, pas martesës së lojtarit të krahut me një aktore.

Në këtë mënyrë vjehrri dhe ish-dhëndri luajnë së bashku në Kupën e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?