FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjen përplasja e parë e Ronaldos me Juventusin

Kristiano Ronaldo është zyrtarisht një futbollist i Juventusit për sezonin e ri ndërkohë që shumë shpejt do vihet nën urdhërat e trajnerit Alegri.

Megjithatë, jo ç’do gjë po shkon sipas parashikimeve. Mediat italiane raportojnë se ka një polemikë mjaft të ndezur që ka shpërthyer mes drejtuesve të klubit bardhezi dhe menaxherit të lojtarit, Horge Mendes.

Sipas informacioneve nga Italia, presidentit Andrea Anjeli nuk i ka pëlqyer fakti se menaxheri ka përhapur me shpejtësi në media një foto urimi me gotat e shampanjës në duar të lojtarit me numrin 1 të bardhezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti se Mendes ka shpërndarë foton pa marrë leje në klub, ka nervozuar bardhezinjtë pasi ajo foto pas firmës ishte bërë për “përdorim personal” dhe jo për t’ua shpërndarë mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?