FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia firmos edhe me mbrojtësin e kombëtares së Ugandës

Vllaznia bën një tjetër goditje në merkato, duke federuar edhe mbrojtësin 30-vjeçar nga Uganda Godfrey Walusimbi, i cili nuk ka mbërritur ende në Shkodër, pasi është në pritje të marrjes së vizës së punës.

Futbollisti luan si mbrojtësi i majtë dhe ka një eksperiencë mjaft të madhe mbi supe, teksa është edhe pjesë e kombëtares së Ugandës, me të cilën ka zhvilluar 93 ndeshje dhe ka shënuar edhe 3 gola.

Klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe ashtu siç e ka thënë më herët trajneri Mirsad Jonuz, pritet vetëm pajisja e tij me vizë, për të mbërritur në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Godfrey Walusimbi pritet të jetë afrimi i fundit i shkodranëve në merkato, ndërsa tashmë trajneri Jonuz do të ketë detyrën të sjellë në formën më të mirë të gjithë futbollistët e afruar rishtazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?