Vllaznia kampione për herë të gjashtë radhazi për femra

Ekipi i Vllaznisë është shpallur fitues për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, edicioni 2018-2019.

Është sezoni i gjashtë radhazi që ekipi shkodran ka fituar titullin e kampionit në 10 vite garë futbollistike për këtë gjini. Në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Loro Borici”, shkodranet kanë konfirmuar veten sërish si kampione të kësaj kategorie.

Në takimin e fundit për këtë sezon Vllaznia ka fituar 3-1 ndaj Tirana AS, në ndeshjen e luajtur në orën 17:00, më këtë rezultat mbyllet me sukses ky edicion. Si kampione e Shqipërisë, Vllaznia do të marre pjesë në turin paraeleminator të UEFA Women’s Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?