Vllaznia lë jashtë skuadrës Latifin për duelin me Partizanin, ja arsyeja
Liridon Latifi nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë në ndeshjen me Partizanin, me trajnerin Mirel Josa që e ka konfirmuar këtë në konferencën përpara ndeshjes së nesërme.
Mungesa e sulmuesit nuk ka të bëjë me probleme fizike, por me një penalizim të dhënë nga klubi i Vllaznisë për 29-vjeçarin.
Kjo ka bërë që klubi shkodran mos ta tolerojë Latifin, duke mos e grumbulluar për duelin me Partizanin.
“Po, ka një problem të tillë, dhe klubi ka marrë masa në këtë drejtim, qoftë masa financiare, dhe qoftë masa, të cilat kanë të bëjnë me aktivizimin e tij në vazhdimësi”, u shpreh Josa.
KOHA JONË SONDAZH

