FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia merr dhe fitoren e dytë në Champions League, pranë kualifikimit

Vllaznia e femrave ka marr fitoren e dytë në Ligën e Kampioneve të Europës. Ajo ka mundur mesditën e sotme kampionen e Maltës, Birkirkara me rezultatin 1-0, megjithatë për t’u kualifikuar ekipit shkodran i duhet të fitojë edhe ndeshjen e tretë, atë me ekipin vendas të Lituanisë.

 

Në minutën e 16-të amerikania Doyle kaloi në avantazh vajzat kuqeblu. Një gol që i dha qetësinë skuadrës shkodrane, që dominoi në lojë, madje duke krijuar raste të tjera shënimi, por që nuk janë konkretizuar dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjërat nuk ndryshuan deri në fund dhe përfundimisht 1-0 për kampionen e Shqipërisë. Ajo udhëheq grupin 10 për momentin me pikë të plota 6, por për t’u kualifikuar për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm duhet të fitojë dhe ndeshjen e së martës me skuadrën vendase Gintra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?