Vllaznia rigjen fitoren, mund minimalisht Kastriotin (VIDEO)
Vllaznia është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat, duke marrë një sukses minimal 1-0 ndaj Kastriotit.
Kuqeblutë do të zhbllokonin ndeshjen pas vetëm 40 sekondash. Ardit Hoxhaj do të realizonte menjëherë në portën e krutanëve.
Në minutën e 53-të, radhën e ka Marku, i cili ekzekuton një goditje dënimi, por pritja e Salit ishte vendimtare.
Portieir i Vllaznisë Zogovic ishte në një mbrëmje pozitive, duke ndalur disa raste të rrezikshme.
Skuadra e Mirel Josës ngjitet në vendin e 3-të me 9 pikë. Kastrioti mbetet në vendin e shtatë me 5 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

