Vllaznia zyrtarizon dy blerje të tjera, një portier dhe një sulmues

Placeholder Image

Vllaznia vijon të jetë aktive në merkato me emra pak të njohur. Së fundmi klubi shkodran ka njoftuar afrimet e portierit Jurgen Mehidri nga Korabi. Dhe të sulmuesit Bujar Hajdari, 20-vjeçarit shtatlartë që ishte pjesë e Skopje. Dy lojtarët kanë firmosur kontrata 3-vjeçare me Vllazninë.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj.

Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen & Bujar!”, lexohet në postimin e kuqebluve në faqen zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?