Volejboll/ Partizani mundet nga hungarezët e Vasas, kualifikimi bëhet i pamundur

Nuk ka surpriza për Partizanin e volejbollit që zhgënjeu në takimin e parë të turit të dytë të Champions League. Vajzat e kuqe u mposhtën pastër 3-0 nga hungarezët e Vasas në ndeshjen e parë të fazës play-off raund që nëse Partizani do ta kalojë me sukses do ta çojë në fazën e grupeve të Champions League-s së femrave.

 

Seti i parë foli për skuadrën hungareze që e kryesoi që në fillim dhe triumfoi me shifrat 25-19. Me rezultatin 25-20 u mbyll seti i dytë, edhe pse Partizani e nisi mirë dhe arriti të kryesonte deri në 4-8 por hungarezet më pas treguan forcën e tyre ashtu siç bënë edhe në setin e tretë të cilin e fituan lehtësisht 25-16 dhe gjithë ndeshjen 3-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi i kuq do të luajnë ndeshjen e kthimit pas një javë në kryeqytet, atje ku vetëm një mrekulli mund ta kualifikojë Partizanin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?