Volejboll/ Skënderbeu shpallet kampion i kupës së Shqipërisë

Ekipi i volejbollit për femra të Skënderbeut u shpall sot kampion i kupës së Shqipërisë.

Vajzat e ekipit juglindor, të drejtuara nga trajneri Orlando Koja kanë mposhtur kryeqytetaset e Partizanit me rezultatin e ngushtë 3-2, në një finale ku nuk munguan emocionet deri në pikën e fundit.

Në Pallatin e Sportit në Farkë, përballja ishte tepër emocionuese teksa në fund u kurorëzua me triumfin e bardhekuqve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?