Votoi Messi dhe jo Benzema, tifozët e Realit kritikojnë ashpër Alaba-n
Në Paris u organizua të hënën në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Aëards”. Për “Lojtarin më të mirë” garuan Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.
Fitues u shpall kapiteni i Argjentinës, i cili udhëhoqi kombëtaren latine drejt fitimit të Botërorit të Katarit, suksesi i vetëm i rëndësishëm që i mungonte në karrierë.
David Alaba pati të drejtë vote si kapiteni i kombëtares austriake. Mbrojtësi i Real Madrid zgjodhi “pleshtin” përpara Benzema, shokun e tij të skuadrës te “Los Blancos”.
Shumë tifozë të Realit kërkojnë largimin e Alaba nga skuadra e tyre e zemrës pas kësaj “tradhtie”. Në rrjet është përhapur shumë hashtagu “AlabaJashtë”.
Mbrojtësi nga ana tjetër në një reagim në mediat sociale u justifikua, duke cilësuar si një votim që erdhi nga i gjithë grupi i lojtarëve dhe jo personalisht, pasi dihet vlerësimi që ka për Bezema.
KOHA JONË SONDAZH

