Vrioni në super formë, shënon 3 gola në një ndeshje në Amerikë (VIDEO)

Giacomo Vrioni vazhdon të shkëlqejë me fanellën e New England Revolution ku po le shenjë pas çdo ndeshjeje. E fundit ka ardhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku skuadra e tij u përballë në transfertë ndaj Atletico San Luis në Kupë, e cila përfundoi me rezultatin 5-1 në favor të ekipit të Vrionit.

Ky i fundit arriti të realizonte edhe tre gola në këtë përballje. Vrioni hapi siparin e golave në minutën e 15-të duke zhbllokuar duelin. Më pas sulmuesi kuqezi gjeti golin e dytë personal dhe të katërtin për New England Revolution në minutën e 39-të.

Për të vulosur edhe rezultatin final të takimit, Vrioni plotësoi tregolëshin e tij në minutën e 60-të. Vrioni vazhdon kështu të konfirmojë formën e tij të mirë që po kalon në Amerikë me skuadrën e New England Revolution.

Swiss Digital Desktop Reklama
HIGHLIGHTS: Atlético San Luis vs. New England Revolution | July 26, 2023

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?