Vrioni synon të arrijë në Kombëtare nëpërmjet paraqitjeve me Çitadelën

Xhakomo Vrioni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është një ndër lojtarët më të rinj të skuadrës së Çitadelës.

20-vjeçari, i cili ishte në pronësi të Sampdorias, kaloi te Çitadela në Serinë B këtë verë, për të bërë një hap më cilësor në karrierën e vet, këtë sezon.

Ai sezonin që lamë pas ishte pjesë e Venecias, ku luajti 24 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një prononcim për “Padova Sport”, sulmuesi shqiptar, ka folur për ekipin e ri dhe për Kombëtaren shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i lumtur që ndodhem këtu, kemi punuar me ditë të tëra dhe ngadalë po përmirësohemi. Jam shumë i lumtur me shokët e rinj, jemi njohur mirë dhe janë sjellë mirë me mua. Unë jam këtu pasi, menaxheri më kërkoi me ngulm dhe nuk hezitova të them po”, ka thënë Vrioni.

Ndërkaq për Kombëtaren ai ka thënë: “Do të bëj paraqitje të mira këtu te Çitadela dhe shpresoj të kaloj në Kombëtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?