Walker dhe Keita, Milani në kërkim të okazioneve në Premier League

Milani po hedh vështrimin nga Premier League për të marrë lojtarë cilësorë dhe me kosto të ulëta. Jo vetëm Kyle Walker. Mbrojtësi i Manchester City-t është shfaqur ditët e fundit si një profil i mundshëm për Milanin e vitit të ardhshëm.
Sipas Corriere dello Sport, në Premier League një rast i mirë mund të jetë dhe mesfushori Naby Keita. Ai mund të vijë si transferim i lirë në Seria A, teksa i përfundon kontrata me Liverpoolin në fundin e sezonit.
Mesfushori u ble nga “The Reds” për 65 milionë euro nga Leipzig dhe tani mund të largohet me kosto zero nëse gjen akordin me Maldinin dhe Massara-n. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

