Wanda Nara i habit të gjithë: PSG-ja ishte zgjedhja më e keqe për mua
Surpriza e orëve të fundit të merkatos ishte padyshim, transferimi i Mauro Ikardit te PSG-ja.
Bashkëshortja dhe menaxherja e tij, Wanda Nara ka bërë lëvizjen surprizuese duke e çuar sulmuesin argjentinas te një super ekip si kampionët e Francës.
Së fundmi, Wanda ka folur rreth kësaj lëvizje duke deklaruar se Parisi ishte zgjedhja më e papërshtatshme e mundshme për të, por pranon se në fund diçka të tillë e kishtë bërë për sulmuesin.
Ajo u shpreh:
Mes opsioneve që kishim, PSG ishte më i keqi për mua sepse duhet të shkoj lart e poshtë, bashkë me djemtë, pasi ata duhet të jenë në shkollë në Itali. Kishte shumë skuadra të rëndësishme italiane që e donin, dhe për mua do kishin qenë më të përshtatshme, por në fund mendova për Mauron.
KOHA JONË SONDAZH

