Wenger refuzon PSG, ja ku do të punojë strategu francez
Arsene Wenger refuzon Paris Saint Germain për FIFA-n. Sipas “Le Parisien”, ish-trajneri i Arsenal ka refuzuar ofertën edhe pse ajo ka qenë mjaft e mirë. Ofertë që i jepte mundësi trajnerit të luante rolin e drejtorit sportiv te PSG-ja.
Wenger ka refuzuar, pasi nga fundi i këtij sezoni do të punojë për FIFA-n. Sipas mediave, trajneri 69-vjeçar do të jetë shefi i Sektorit të Zhvillimit Teknik pranë FIFA-s, detyrë të cilën e ka mbajtur më parë Marco Van Basten.
Duket se tekniku francez nuk ka më dëshirë të zbresë në fushë si trajner, por synon të nisë një aventurë të re si drejtues. Përvoja e madhe që Arsene Wenger ka në detyrën e trajnerit ka bërë që drejtuesit e FIFA-s t’i ofrojnë një vend pune.
KOHA JONË SONDAZH

