Wijnaldum: Si na hoqi presionin Klopp me mbathjet e Ronaldos

Jurgen Klopp është një trajner i madh dhe këtë gjë e ka treguar dhe në sezonin e fundit duke triumfuar në finalen e Champions League. Një sezon më parë, Liverpooli i tij u dërrmua 3-1 nga Real Madridi. Sigurisht që përballë ekipit me më shumë trofe në kompeticionin më të rëndësishëm presioni është shumë i madh, por Klopp edhe para asaj sfide e ka bërë si duhet punën e tij, duke hequr presionin me një gjest vërtet qesharak, zbulon mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum, për “Goal.com”.

 

Duke qenë i vetëdijshëm për presionin e madh që kishin lojtarët e tij para finales së Kievit, trajneri gjerman shkoi në një takim me futbollistët pasi kishte veshur bokserat e markës së Cristiano Ronaldos.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne pamë se ai kishte veshur mbathje të shkurtra (boksera) të Cristiano Ronaldos. Këmishën e kishte futur pikërisht në mbathjet që kishin logon CR7. Të gjithë futbollistët në dhomën e zhveshjes u shtrinë në dysheme duke qeshur. Ky episod me të vërtetë theu akullin. Zakonisht në ato situata, të gjithë janë seriozë dhe të përqendruar. Por ai ishte i qetë dhe e bëri këtë shaka. Klopp ka bërë me qindra shaka të tilla. Nëse shihni se menaxheri juaj është me të vërtetë i sigurt dhe i qetë, do të ketë efekt tek lojtarët. Ai bën figurën e babait me ato gjëra për lojtarët. Me shakatë dhe gjuhën e tij të trupit, ai u heq presionin e lojtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur kam probleme, mund të shkoj gjithmonë tek trajneri. Mund ta pyes nëse ai ka një minutë kohë për mua. Ai është gjithmonë kurioz dje pyet nëse është diçka e keqe apo e mirë. Klopp gjithmonë përpiqet të bashkëjetojë me personin tjetër, ta ndiejë atë që ai po kalon. Ai është një njeri me të vërtetë i veçantë. Më shumë sesa trajner, e konsideroj një mik të mirë. Të gjithë më pyesin se si është si person. A është e rreme ajo që bën në stol? Jo, kështu është ai. Edhe në stërvitje ai është i njëjti”, deklaroi Wijnaldum.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?