Wolfsburg fiton Draxler, e donte Juventus

Julian Draxler është futbollist i Wolfsburg. Lajmi është konfirmuar nga Drejtori Sportiv i Shalke 04, Horst Heldt.

Mësohet se futbollisti 21-vjeçar u transferua te nën-kampionët e Gjermanisë për një vlerë prej 35 milionë euro.

Mesfushori gjerman ka qenë pjesë e Shalkes që në vitin 2001, kur ai ishte në akademinë e kësaj skuadre. Debutimin me ekipin e parë ai e bëri në 2011 kur ishte vetëm 17 vjeç. Deri tani ai ka luajtuir në 110 ndeshje të Bundesligës duke shënuar 18 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Wolfsburg, blerja e Draxler është e dyta në merkaton e transferimeve të kësaj vere, pas asaj të qendërmbrojtësit Dante nga Bajerni i Mynihut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por skuadra fituese e Kupës së Gjermanisë, bëri edhe 2 largime; atë të Kevin De Bryune te Manchester City për 75 milionë Euro dhe të Ivan Perisiç te Interi për 20 milionë Euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?