Wolfsburg rrezikon skualifikimin nga Kupa e Gjermanisë për shkak të një gabimi

Wolfsburg mund të eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, edhe pse në fakt në fushë arriti kualifikimin. Ata arritën të fitonin pas minutave shtesë 3-1 ndaj Pressuen Munster.

“Ujqit” e drejtuar nga Mark Van Bommel kanë kryer 6 zëvendësime, por në Kupën e Gjermanisë lejohen vetëm pesë dhe asnjë në shtesa. Wolfsburg i ka bërë tre në kohën e rregullt dhe tre të tjera në shtesa, ndërkohë që trajneri holandez është shprehur për Bild se arbitri i katërt u ka thënë që gjithçka është në rregull.

Gjithsesi ai më pas ka reflektuar dhe e ka shkruar në raport gabimin e bërë. Rivalët e Pressuen Munster do të vendosin sot nëse do të apelojnë dhe të kërkojnë fitoren në tavolinë për në turin tjetër të Kupës së Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?