Xavi: Arbitrat nuk e kanë ndihmuar asnjëherë Barcelonën

Barcelona do të luajë nesër një ndeshje interesante ndaj Sevillas. Trajneri Xavi Hernandez në konferencë për shtyp u shpreh se skuadra duhet të jetë e përqendruar në fushë dhe të mos përsërisë gabimet në mbrojtje.

Nga ana tjetër, i pyetur sërish për akuzat në çështjen “Negreira”, Xavi theksoi se Barcelona e tij nuk është ndihmuar kurrë nga arbitrat.

“Nuk e kam pasur kurrë ndjesinë se arbitrat favorizojnë Barcelonën, kurrë. Kam shumë punë me ekipin dhe nuk dua të merrem me këtë çështje tani. Na duhet që në ndeshjen me Sevillan të jemi më të përqendruar dhe të mos përsërisim gabimet në fazën defensive. Jemi përmirësuar në sulm, por duhet të rikthehemi te performancat e sezonit të kaluar sa i takon mbrojtjes”, deklaroi Xavi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?