Xavi flet për rikthimin e Messit: I ka dyert e hapura, por merkato jonë nuk varet prej tij
Trajneri i Barcelonës, Xavi, së fundmi ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo ku ka komentuar dhe rikthimin e mundshëm të Leo Messit në “Camp Nou”.
“E kam thënë dhe e përsëris. Leo do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura. Nëse do të vendosë që të kthehet do të na ndihmonte shumë, padyshim. Mendoj se duhet të lihet në qetësi për disa kohë duhet të luhet i qetë.
Unë e respektoj shumë PSG-në dhe mendoj se është e drejtë t’i japim kohë dhe një mënyrë për ta mbyllur sezonin atje në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ai ka të drejtën që të marrë vendimin që dëshiron për karrierën e tij. Dua të ritheksoj një gjë: kthimi i Messit nuk ka asnjë ndikim në merkaton që do të bëjmë. Kam folur me klubin për të shqyrtuar pjesët që për mendimin tim i mungojnë skuadrës, por nuk janë të varur nga Leo”, deklaroi Xavi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

