Xavi: Reali është favorit ndaj nesh në sfidën e Kupës

Në prag të klasikes mes Real Madridit dhe Barcelona, ka folur strategu i ekipit katalanas. Ai e cilësoi si një duel të rëndësishëm gjysmëfinalen e parë të Kuopës, or sipas tij kualifikimi do të vendoset në “Camp Nou”.

“Është një mundësi e shkëlqyer për të fituar një titull, ne e dimë se Reali është rival i vështirë, por qëllimi ynë është të fitojmë. Mendoj se gjithçka do të vendoset pas kthimit në Camp Nou. Reali vazhdon të jetë favorit, ata janë kampionët në fuqi në Spanjë dhe në Evropë.

Ne duhet të jemi më shumë se kurrë një ekip. Duhet të jemi të guximshëm, të kemi personalitet, të minimizojmë gabimet sepse ata kanë tranzicione të shkëlqyera me Valverde dhe Vinicius. Ne duhet të përpiqemi të kontrollojmë lojën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reali favorit? Ajo që thashë është e thjeshtë. Ata fituan ligën dhe Champions League. Është e vërtetë që i mundëm në Superkupë, por duhet të jem i sinqertë dhe të them se ata janë favoritët. Në të njëjtën kohë, megjithatë, mendoj ne kemi armët në dispozicion për t’i vënë në vështirësi. Pres një garë shumë të ekuilibruar”, deklaroi Xavi para gazetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?