Xavi telefonon mesfushorin e City-it, kërkon ta rrëmbejë në verë

Xavi Hernandez do të angazhohet personalisht për të bindur Ilkay Gundogan për të luajtur te Barcelona në sezonin e ardhshëm. Strategu i ekipit blaugrana ka folur drejtpërdrejt me mesfushorin e kombëtares gjermane për ta bindur.
32-vjeçarit i ka skaduar kontrata me Manchester Cityn dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndaj dhe agjenti i tij po kërkon mundësi.
Lajmi për samitin mes agjentëve të tij dhe drejtuesve të Barçës daton disa javë më parë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

