FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhaka bën gati “divorcin” me Arsenalin, Newcastle e “tundon”

Granit Xhaka ka nisur të mendojë për një aventurë të re, pasi situata te skuadra e Arsenalit nuk është aspak e mirë për të. Pas reagimit të 27-vjeçarit ndaj një grupi tifozësh në çastin kur u zëvendësua gjatë takimit ndaj Crystal Palace, trajneri Emery vendosi ta ndëshkonte duke e lënë jashtë disa ndeshje dhe i hoqi shiritin e kapitenit, duke ja kaluar Aubameyang-ut.

 

Mediat në Angli kanë nisur të raportojnë për një largim të Xhakës nga londinezët, një lëvizje që do sipas tyre do të vijë që në hapësirën dimërore të merkatos. Një nga klubet e Premier League-s po kërkon të përfitojë pa humbur kohë, fjala është për Newcastle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë lojtari është i shqetësuar jo vetëm për momentin e keq, por mbi të gjitha për Europianin e vitit 2020. Nëse Emery vendos ta ulë në stol, atëherë do t’i rrezikohej vendi në formacionin e përfaqësueses së Zvicrës.  Për Granit Xhaka kanë shfaqur interes edhe disa klube gjermane, që pëlqehen edhe nga vetë 27-vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?