Xhastin Klaivert zbulon skuadrën për të cilën ëndërron që të luajë

Djali i ish-futbollistit të njohur, Klaivert, i cili ka debutuar me Holandën, ka thënë se dëshiron që të ndjekë gjurmët e babait të tij, i cili ka luajtur 6 vite me Barcelonën.

“Ekipi im i ëndrrave është Barcelona. Mund të shkoj të luaj dhe në ndonjë skuadër tjetër pa asnjë problem, por Barcelona është ëndrra ime. Objektivi im kryesor është që të fitoj Topin e Artë. Do të stërvitem shumë që ta arrij këtë qëllim. Por, e di që jam herët dhe më duhet të përmirësohem shumë”, ka thënë Klaivert.

Në 30 ndeshje që ka luajtur me Ajaks në këtë sezon, Xhastin Klaivert ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?