Xhelal Mziu lëshon “bombën” e radhës: Ja si del këtë javë Skënderbeu-Vllaznia

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu që është njëkohësisht edhe drejtues i ekipit të futbollit të Kamzës ka surprizuar javët e fundit me parashikimet e tij për ndeshjet e kampionatit shqiptar.

Skuadra e tij rrezikon rënien, ndërkohë Mziu akuzon se po bëhen pazare në dëm të Kamzës.

Së fundmi, i ftuar në emisionin “Fair Play” në News 24, ai ka parashikuar një tjetër ndeshje të kësaj jave. Bëhet fjalë për takimin Skënderbeu-Vllaznia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Parashikimet? Nuk jam fallxhor. Por kam intuitën e pazareve. Evidentoj pazaret që bëhen për ndeshjet. I kam thënë me bindje ato që kam deklaruar. Edhe Dukës i kam thënë: “Më e ndershme është  të thuash që do zbresë Kamza dhe unë t’u them atyre lojtarëve faleminderit”. Kukësi humb lehtësisht në Durrës kundër Teutës. Vllaznia në Gjirokastër? Më thanë që do dilte barazim. Teuta në Korçë? Të gjithë thanë do fitojë Teuta. Tani të vendosni baste që Vllaznia fiton në Korçë, del 2-sh, sepse ashtu do FSHF-ja. Vllaznia është histori, por futbolli është i tillë”- ka deklaruar Mziu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?