FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli brazilian i drejton letër prekëse tifozëve, “lumë” ofertash drejt tij

Pas përfundimit të sezonit, mesfushori i Besiktas, Anderson Talisca ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra turke, duke ngjallur interesin e shumë skuadrave evropiane.

Në letrën e drejtuar tifozëve të “shqiponjave të zeza” Talisca ka shkruar:

“Jeta gjithmonë më ka paraqitur me sfida të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithmonë kam kërkuar shumë guxim, vullnet dhe besim te Perëndia për t’u ballafaquar me atë.Një nga më të fundit ishte që të luaja me Besiktas. Unë nuk e kisha idenë se çfarë do të gjeja në Turqi, por ndjenja ime ishte e mirë që në fillim, dhe e tillë ndodhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E kam dashur Stambollin, popullin turk, tifozët e klubit tonë dhe çdo pjesë të Besiktas. I kushtova vetveten çdo ditë. Kam bërë histori me klubin dhe ata kanë bërë histori në mua. Çdo gjë dhe gjithkush që kam hasur gjatë këtyre dy sezoneve të fundit do të shënohet përgjithmonë në zemrën time.

“Faleminderit Zot! Faleminderit, Turqi! Faleminderit, Besiktas! Do të jem përgjithmonë një “Shqiponjë e Zezë” që fluturon nëpër botë dhe do të brohorasë për klubin! “

24 vjeçari ka shënuar 37 gola dhe dha 14 asiste në 80 paraqitje për Besiktas, duke fituar titullin e kampionatit turk.

Për Talisca kanë shfaqur interes shumë skuadra, me Romën që duket se është më e avantazhuar në krahasim me Ëolverhampton Ëanderers dhe Manchester United.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?