Ylli i Chelsea-t pranë transferimit te skuadra e Milanit

Ruben Loftus-Cheek do të jetë blerja e parë e Milanit për sezonin e ardhshëm. Klubi kuqezi ka përfunduar detajet e fundit për transferimin nga skuadra e Chelsea-t, teksa do të zërë vendin e Sandro Tonalit i larguar te ekipi i Newcastle.

Vlera e transferimit shkon në 18.5 milionë sterlina ose thuajse 21.5 milionë euro. Loftus-Cheek mund të luajë në mesfushë si trekuartist, ndërkohë që do të zërë vendin e ekstrakomunitarit që fillimisht mendohej se do i përkiste Kamada.

Sa i përket kontratës ajo do të jetë deri në vitin 2028, nga e cila do të fitojë 4 milionë euro në sezon. Loftus-Cheek ka kaluar thuajse gjithë karrierën tek Chelsea, ndërkohë që ka qenë në formë huazimi dhe te Crystal Palace dhe Fulham. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?