Ylli i Tottenhamit shpërthen në lot, duhet të kryejë ushtrinë në Kore

Goli kundër Meksikës nuk ishte i mjaftueshëm për Korenë e Jugut për të shmangur eliminimin nga Kupa e Botës në Rusi dhe pavarësisht golit të shënuar, një nga më të mërziturit ishte Son Heung-Min. Dashuria për vendin, por mbi të gjitha shqetësimi: Son mund të përfundojë më 21 muaj në ushtrinë e Seulit me 100 euro në muaj, ndërkohë që tani fiton 360 mijë. Ai ende ka dy shanse për të shmangur, por do të varet nga Tottenham dhe mbi të gjitha nga rezultatet në ekipin kombëtar.

Situata ishte e qartë edhe para Kupës së Botës, por shpresa për t’u kualifikuar për raundin e dytë ishte një nga rrugët e shpëtimit për të. Shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut është i detyrueshëm nën moshën 28 ​​vjeç, dhe do të përfitojë rreth 100 euro në muaj. Ylli i Tottenhamit fiton tani 360 mijë në muaj, por është 25 vjeç dhe mundësia e vetëm për ta shmangur ishte kombëtarja. Dy humbjet kundër Suedisë dhe Meksikës, janë përjetuar shumë keq, teksa në fundin e ndeshjes ndaj Meksikës, ai ka shpërthyer në lot në stadiumin e Rostov.

Ai ka edhe dy shanse të tjera. Në Korenë e Jugut, në fakt, është e mundur që të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për meritat sportive, të gjithë lojtarët nëse do të kalonin në raundin e dytë. Suksesi i vitit 2002 ndaj Italisë dhe Spanjës shpëtoi disa lojtarë, madje edhe fituesit e Kupës së Azisë në vitin 2014, por në të dyja nuk ka luajtur Son. Mundësia tjetër janë lojërat aziatike që do të mbahen në gusht në Indonezi dhe Kupa e Azisë në janar 2019, por do të varen edhe nga vullneti i Tottenham për ta lënë të lirë. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?