Zaniolo i shkel “syrin” Juventusit: Gati të transferohem edhe pa luajtur në Champions!
Juventus prej kohësh ndjek me interes situatën e Nicolo Zaniolo. Sulmuesi italian në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka dhënë një sinjal të fortë për një transferim të mundshëm në Torino.
“Juventus është Juventus, edhe nëse nuk luan në Champions League ose në Kupat e Europës. Nëse arrihet një marrëveshje që na bën të lumtur të treve (Galatasaray, Juventus dhe Zaniolo), atëherë do të isha i lumtur. Nëse nuk arrihet, gjithsesi unë jam mirë në Turqi.
Te Juventus bën pjesë dhe Moise Kean, ai është një shok i imi i fëmijërisë. Kean është një sulmues shumë i fortë dhe shpesh i nënvlerësuar. Ai është një djalë i denjë, i qetë, shumë njerëz nuk e njohin dhe ndonjëherë e gjykojnë pa asnjë arsye.
Në Turqi kam gjetur super njerëz, si në qytet ashtu dhe brenda Galatasarayt. Të gjithë më ndihmuan të vendosem shpejt këtu, ndihem shumë rehat. Ende kam të dridhura kur më vjen ndërmend atmosfera në stadiumin pas golit që shënova në derbi ndaj Fenerbahces”, u shpreh Zaniolo.
KOHA JONË SONDAZH

