FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen 7 disidentët që kërkuan shkarkimin e trajnerit Niko Kovac

Bayerni Munich vendosi të shkarkonte trajneri Niko Kovac pas humbjes ndaj Hoffenhaim,  teksa zërat për largimin e tij qarkullonin prej kohësh. Presidenti i Bayernit, Uli Hoenes, i ndikuar nga disa futbollistë vendosi që të shkarkonte trajnerin kroat. “Kishte disa rryma në dhomat e zhveshjeve që donin ndryshimin e trajnerit. Drejtuesit reaguan në përputhje me rrethanat”, pati deklaruar ai.

 

“Sport Bild” ka identifikuar listën e futbollistëve të pakënaqur që donin largimin e trajnerit Niko Kovac. Për shumë tifozë një nga deklaratat e trajnerit Niko Kovac nuk u prit aspak mirë. “Nuk mund të shkohet me 200 në orë me një makinë që maksimumi jep 100”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manuel Neuer, Thomas Muller, Joshua Kimmich, Robert Lewandowski, Thiago Alcántara dhe Javi Martínez ishin 7 futbollistët e pakënaqur me trajnerin Niko Kovac. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?