Zbulohen formacionet e finales së FA Cup/ City dhe United kërkojnë trofeun e dytë sezonal

Pas pak minutash do të luhet derbi i Manchesterit mes City-it dhe United, që do të përcaktoje dhe skuadrën fituese të FA Cup. Dy trajnerët, Pep Guardiola dhe Erik ten Hag kanë vendosur formacionet zyrtare se si do e nisin këtë përballje.

Në një krahë është Haaland që do të mbështetet nga Grealish dhe Bernardo Silva, ndërkohë që në krahun tjetër do të jetë Rashford në majën sulmit, i mbështetur nga Bruno Fernandes dhe Sancho.

City do të sigurojë trofeun e dytë këtë sezon, pasi fitoi Premier League, ndërkohë që do të tentojë pas një jave dhe trofeun e Champions League në finalen me Interin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United nga ana tjetër, pasi e mbylli kampionatin në vendin e tretë, por me triumfin 0-2 ndaj Newcastle në finalen e EFL Cup, do tentojë të marrë trofeun e dytë, atë të FA Cup.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?