Zbulohen sonte dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Champions League

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy ekipet e para gjysmëfinaliste në Champions League. Napoli-Milan është dueli më i ndezur që do të luhet në impiantin “Maradona”. Kuqezinjtë kanë avantazhin e fitores minimale në “San Siro”, megjithatë një gol nuk i jep aspak siguri skuadrës së Piolit që duhet të bëjë detyrën dhe në Napoli për t’u kualifikuar më tej.

Lajmi i mirë për ekipin nga Milano është se do të luajë në fushë me formacionin më të mirë, ndërkohë vendasit kanë rikuperuar yllin e skuadrës, Viktor Osimhen. Mungesa të sigurta për Spalletin janë Kim dhe Anguissa, të dy lojtarë të skualifikuar. Milani i Piolit e sheh aventurën europiane si të vetmen mënyrë për të shpëtuar sezonin.

Në takimin tjetër, Real Madrid është vetëm një hap larg kualifikimit, pasi duelin e parë me Chelsea e fitoi 2-0. Spanjollët një nga favoritët për të fituar dhe trofeun në fund luajnë me Blutë e Londrës që po kalojnë një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit. Ekipi i Lampard kërkon të bëjë një përmbysje të madhe.  Sa i përket mungesave, tek Chelsea nuk do të jetë Broja i dëmtuar, si dhe Koulibaly e Chillëell të skualifikuar. Reali nga ana tjetër nuk ka probleme në formacion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?