Zbulohet motivi i largimit të Migjen Bashës nga kombëtarja

Vetëm disa javë pasi komunikoi lamtumirën e tij nga kombëtarja shqiptare, Migjen Basha konfirmoi edhe largimin nga Arisi i Selanikut. Mesfushori shqiptar edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën greke, ditën e martë zyrtarizoi prishjen me konsensus të marrëveshjes duke u shndërruar në një lojtar të lirë në treg.

 

Ish-mesfushori i Torinos do të transferohet te Melbourne Victory në kampionatin australian aty ku ka lënë gjurmë një tjetër futbollist shqiptar pikërisht Besart Berisha, i cili për momentin është gjithashtu lojtar i lirë si Basha dhe është në kërkim të një skuadre të re në Australi.

Swiss Digital Desktop Reklama

33-vjeçari është shumë pranë transferimit në një kontinent të largët si Australia dhe kjo ka ndikuar edhe në zgjedhjen e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare pasi udhëtimet Australi-Shqipëri do t’i merrnin shumë kohë dhe do të rezultonin shumë të lodhshme për Migjenin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?