Zbulohet “sekreti” i super formës së Ronaldos, shihni super dietën e tij

Vitet kalojnë, por Kristiano Ronaldo vijon të mbetet një ndër më të mirët në botë. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka sfiduar vazhdimisht kritikët e tij, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme. Shumë mund të pyesin: Cili është sekreti i formës perfekte të Ronaldos? Përgjigja është e thjeshtë: Ushqimi. Regjimi i kujdesshëm i ngrënies është një nga faktorët më të rëndësishëm që ai dëmtohet rrallë.

Portugezi ka zbuluar dhe llojet e ushqimit që konsumon për mëngjes, drektë dhe darkë. Mëngjesi shihet si një vaktet më të rëndësishme të ditës, teksa ai merr mjaftueshëm energji për pjesën tjetër të ditës. Një vakt tipik mëngjesi përfshin proshut, djathëra, kroasant, avokado, kos, dhe një sërë frutash. Nuk mungojnë as lëngjet e frutave dhe kafeja.

Ronaldo pretendon se një nga sekretet e suksesit të tij është fakti që hanë rregullisht dhe ka pranuar mund të konsumojë deri në gjashtë vakte të vogla në ditë. /Rozalb Lika- Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?