Zekic: Jam i zhgënjyer, u eliminuam nga fati në Champions
Partizani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Champions League pas humbjes 2-0 ndaj. Pas sfidës ka folur edhe trajneri Zoran Zekic i cili nuk e fshehu zhgënjimin e tij për këtë rezultat.
“Jam shumë i zhgënjyer për sa i përket rezultatit sot (dje). Ne luajtëm futboll, por nuk arritëm të shënonim dhe sigurisht në situata të veçanta ata na ndëshkuan. Bëmë vetëm një gabim, të cilin kundërshtari e shfrytëzoi.
Ndihem pak i zhgënjyer, pasi i kisha folur ekipit gjatë gjithë javës, për situatën sesi e pësuam golin e parë. Nuk arritëm të shënonim gol dhe e vuajtëm këtë gjë. Gjithsesi jam shumë krenar për atë që lojtarët dhanë në fushë, vrapuan shumë, zhvilluan një ndeshje të mirë. Thjesht na mungoi goli dhe ishim të pafat.
Bate Borisov ka lënë një shije të hidhur te Partizani që zhvilloi një lojë të mirë dhe dominoi takimin, por me fatin në anën e kundërt u eliminua nga Champions League
Conference League? Në këtë moment nuk dua të mendoj për kundërshtarin që do të përballemi pas kësaj humbje. Nga nesër do të fillojmë punën të përgatitemi për përballjen që na pret në kompeticionin tjetër evropian”, tha Zoran Zekic.
KOHA JONË SONDAZH

