Zekic: Të tregojmë autoritet nesër ndaj Atlètic Club d’Escaldes
Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Atlètic Club d’Escaldes.
“Ajo që është e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e nesërme.
Sot do të zhvillojmë edhe seancën e fundit. Deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e nesërme.
Janë dy ndeshje për tu luajtur. Do të fokusohemi te sfida e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes”, deklaroi Zekic..
KOHA JONË SONDAZH

