Zgjidhen arbitrat për derbin e kryeqytetit, ja kush do të vendosë drejtësi
Në orën 18:30, do të luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Janë zbuluar së fundmi se cilët arbitra do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.
Arbitri kryesor që do të drejtojë këtë supersfidë për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, është Kreshnik Cjapi. Arbitrat anësorë për këtë takim do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo.
Ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Florian Lata dhe Ridigerd Çokaj. Tirana kryeson me 59 pikë të grumbulluara, ndërsa Partizani e ndjek me dy pikë më pak.
KOHA JONË SONDAZH

